Ballina Lajmet Kosovë Pas rekomandimit pozitiv për vizat, rritet numri i kërkesave për pajisje me...

Pas rekomandimit pozitiv për vizat, rritet numri i kërkesave për pajisje me pasaporta

Pas lajmit për rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës është rritur numri i të interesuarve për pajisje me pasaporta biometrike.
Deri tani sipas kësaj ministrie mbi 980 mijë persona janë pajisur me këto dokumente. E qytetarët nuk janë shumë optimist se liberalizimi i vizave do të bëhet shpejt.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se kohëve të fundit ka shtim të kërkesave për pajisje me pasaporta biometrike.

Në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën Zyra për informim e Ministrisë së punëve të brendshme thotë se “Për momentin ka shtim të kërkesave për pajisje me pasaporta , kjo është për shkak të shtimit të mërgimtarëve”. Po sipas statistikave të kësaj ministrie deri më tani, 984 mijë e 973 qytetarë që janë pajisur me pasaporta biometrike, ndërsa janë edhe mbi 465 mijë me pasaporta jobiometrike.”

E qytetarët nuk tregojnë ndonjë interesim të shtuar pas lajmit për rekomandim pozitiv për vizat. Disa prej tyre nuk janë shumë optimist se kjo mund të ndodh së shpejti. Por ka edhe të atillë që rekomandimi për lëvizje të lirë, ka ndikuar që t’a ndërrojnë pasaportën:

Zyra për informim e Ministrisë se Punëve të Brendshme bën të ditur se nuk ka vonesa gjatë këtyre procedurave dhe çdo pasaportë apo dokument tjetër realizohet brenda afateve ligjore.

Ndryshe, qytetarët pas liberalizimit të vizave nuk mund të shkojnë në të gjitha vendet e BE-së, pra bëjnë përjashtim Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda. Vlen të theksojmë se pasaporta duhet të jetë biometrike dhe maksimumi i qëndrimit do të jetë 90 ditë. Kujtojmë, se të rriturit që nxjerrin pasaportë biometrike duhet të paguajnë 30 euro, 20 euro për fëmijët deri në 18 vjeç, 15 euro për pensionistë dhe 50 euro për qytetarët që dëshirojnë të pajisen me urgjencë me pasaportë

Exit mobile version