Ballina Lajmet Kosovë Pas SHBA-ve, BE-së, edhe Merkeli pozicionohet pro korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi

Pas SHBA-ve, BE-së, edhe Merkeli pozicionohet pro korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi

Nisi të përmendej për herë të parë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Fillimisht si bashkim i Luginës me Kosovën, për të shtuar zërat se në zgjidhjen finale ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, shkëmbimi i territoreve është mundësi reale.

Disa ditë pas Thaçit, në një linjë me të u deklaruar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.Edhe presidenti serb e përmendi korrigjimin e kufijve si mundësi ideale për zgjidhjen e problemet mes Kosovës dhe Serbisë.

Por e gjithë vëmendja e këtyre deklaratave ishte nëse shtetet e fuqishme e përkrahin ndryshimin e kufijve në Ballkan.Fillimisht këtë mundësi e hodhi poshtë kancelarja gjermane, Angela Merkel e cila kategorikisht kundërshtoi mundësinë që Kosova dhe Serbia të shkëmbejnë territoret, shkruan lajmi.net.

Por gjërat filluan të ndryshojnë sidomos në javën e fundit.Ishte John Bolton, këshilltari i Donald Trumpit i cili tha se Amerika e mbështet secilën zgjidhje që arrijnë mes vete Prishtina dhe Beogradi.“Mirëpo unë mendoj se ka shenja të reja se të dyja Qeveritë mund të kenë vullent për të negociuar këtë çështje në heshtje. Politika jonë, politika amerikane është që, nëse të dyja palët mund të punojnë me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje, ne nuk përjashtojmë korrigjimet territoriale. Nuk na takon neve”, kishte thënë John Bolton para katër ditëve.Mozaiku i qëndrimeve pro korrigjimit të kufijve filloi të plotësohet kur Bashkimi Evropian e përkrahi edhe zyrtarisht këtë ide.Komisionier për zgjerim, Johanes Hahn gjatë forumit në Alpbach të Austrisë deklaroi se çdo zgjidhje që e arrijnë Kosova dhe Serbia, do të ishte e pranueshme për ta.“Pa marrë parasysh se cila është zgjidhja dhe ne nuk përjashtojmë asgjë, duhet ta dimë se gjëja më e rëndësishme është stabiliteti në rajon. Kjo lloj marrëveshje nuk duhet të shtyjë ide të tjera”, tha Hahn para disa ditësh.E ajo që ishte e para që e kundërshtoi ashpër idenë e ndryshimit të kufijve, kancelarja Merkel sot foli me tone më të zbutura.Tha se Gjermania përkrah të gjitha bisedimet që mund të sjellin marrëveshje.

“Folëm në telefon edhe për situatën Kosovë dhe Serbi. Natyrisht që përkrahim të gjitha bisedimet që sjellin rezultat, por edhe integriteti territorial ekzistues është një dimension i rëndësishëm”, deklaroi Merkel.Pikërisht për këtë temë dy presidentët, Thaçi dhe Vuçiq do të diskutojnë më 7 shtator në Bruksel.

Exit mobile version