Pendarovski: Duhej të niste lufta në Ukrainë që BE-së t’i kujtohej Ballkani Perëndimor

Presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë” tha se është poshtëruese të dëgjohen kritikat që vijnë nga SHBA-të dhe BE-ja, pasi sipas tij ata kanë bërë një gabim strategjik duke e harruar Ballkanin Perëndimor, ndërsa vetëm tani po japin kritika të drejtpërdrejta. Ai pohoi gjithashtu se dekretet e nënshkruara i referohen ekskluzivisht përmbajtjes së pesë ligjeve të miratuara në Parlament dhe nuk i referohen marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet qeverisë dhe Bechtel-Enkas.

“Para se paketa e ligjeve të hynte në Parlament, kam paralajmëruar mundësinë që ndryshimet në Ligjin për Marrëdhënie Pune të përfshijnë një dispozitë për 60 orë punë në javë dhe në një rast të tillë sigurisht që nuk do ta kisha nënshkruar dekretin, pasi vitin e kaluar Gjykata Kushtetuese veçse e kishte shpallur si jo-kushtetuese në ndryshimet e atëhershme të ligjit të njëjtë. Pra arsyeja kryesore për të cilën e firmosa dekretin është se në ligjin e miratuar nga Parlamenti nuk parashikohej 60 orë punë në javë”.

Pendarovski sqaroj se dekretet që ka nënshkruar nuk i referohen marrëveshjes mes Bechtel-Enkas dhe Qeverisë, e aq më pak përbërjes së Këshillit Mbikëqyrës, i cili duhet të mbikëqyr ndërtimin e autostradave, rreth së cilës strukturë janë shfaqur disa kritika të forta në publik. Presidenti tha se qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë lodhur nga metodat vazhdimisht të reja sipas të cilave ne duhet ti bashkohemi BE-së.

“Presidenti Macron para tre viteve kërkoi metodologji të re. Thoshte se do të përparoni klaster pas klasteri, nuk do të prisni deri në moment të fundit. Fatkeqësisht deri në këtë moment, dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Mali I Zi, që janë në proces negociues më shumë se një dekadë, nuk kanë nisur negociatat me metodologjinë e re”.

Presidenti Stevo Pendarovski, pranon se për shkak të luftës në Ukrainë, ekziston momenti dhe motivacioni për zgjerimin e BE-së. Por ai pyet Brukselin, se çfarë do të ndodh nëse nesër ndërpritet lufta në Ukrainë? /shenja