Për herë të parë, një ministër izraelit vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

Ministri i Turizmit të Izraelit, Haim Katz, mbërriti sot në Arabinë Saudite, duke u bërë ministri i parë izraelit që bën një vizitë zyrtare në vend.

“Katz është ministri i parë izraelit që viziton Arabinë Saudite si kreu i një delegacioni zyrtar”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se ai do të marrë pjesë në takimin e Organizatës Botërore të Turizmit të këtij viti në Riad.

Vizita dy-ditore e Katz vjen në një kohë kur Arabia Saudite po promovon një marrëveshje të mundshme të sponsorizuar nga SHBA për të normalizuar marrëdhëniet e saj dypalëshe me Izraelin. /abcnews