Ballina Lajmet Kosovë Për një javë, 69 të vdekur dhe 1126 raste të reja me...

Për një javë, 69 të vdekur dhe 1126 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Deri më tani në Kosovë janë 11 mijë e 545 të infektuar me koronavirus.

Që nga marsi e deri më tani në Kosovë janë regjistruar 11 mijë e 545 raste me koronavirus.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), vetëm për një javë, pra që nga 11 gushti e deri më 17 gusht, ne vendin tonë kanë vdekur 69 persona të të cilët ishin të infektuar me COVID-19, ndërkaq numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 410, shkruan lajmi.net.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 1 mijë e 126 raste të reja me koronavirus.

Në anën tjetër numri i të shëruarve nga 11 gushti deri më 17 gusht, ka qenë 1 mijë e 285 ndërsa në total janë 7 mijë e 343 persona të shëruar në tërë Kosovën, raporton lajmi.net.

Bazuar në këto të dhëna të IKSHPK-së, aktualisht në vendin tonë janë 3 mijë e 792 raste aktive me koronavirus. 

Exit mobile version