Për t’i arritur ato të cilat i dëshirojmë duhet të kalojmë përmes atyre të cilat nuk i pëlqejmë

Vehbi Zeqiri

A e dini që shumë prej nesh dëshirojmë:
* Pozitën, por jo edhe përgjegjësitë!
* Suksesin, por jo edhe sakrificën!
* Njohuritë, por jo edhe leximin!
* Respektin, por jo edhe respektimin!
* Dobësimin, por jo edhe lënien e ushqimit!
* Shëndetin, por jo edhe aktivitetin!
* Pasurimin, por jo edhe kursimin!
* Udhëtimin, por jo edhe lodhjen!
* Mençurinë, por jo edhe mësimin!
* Bamirësinë, por jo edhe dhënien!
* Vazhdon…!

Për t’i arritur ato të cilat i dëshirojmë duhet të kalojmë përmes atyre të cilat nuk i pëlqejmë! Rrugët të cilat çojnë në destinacione të bukura, medoemos kalojnë nëpër pjesë të cilat nuk na pëlqejnë.

Nga: Vehbi Zeqiri