Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Përdhunuan dhe vranë një fëmijë, ekzekutohen në publik fajtorët

Përdhunuan dhe vranë një fëmijë, ekzekutohen në publik fajtorët

Dy burra janë ekzekutuar publikisht në Jemen pasi u shpallën fajtor për rrëmbimin, përdhunimin dhe vrasjen e një djali 12-vjeçar.

Wadah Refat, 28 vjeç dhe Mohamed Khaled, 31 vjeç, u dënuan për përdhunim dhe vrasjen e një djali të quajtur Mohamed Saad në maj të vitit të kaluar.

Qindra vetë u mblodhën në qytetin port të Adenit të enjten për të parë burrat që u qëlluan për vdekje të gjunjëzuar para turmës.

Djali ishte duke luajtur pranë shtëpisë, kur njëri prej autorëve e ftoi për në shtëpinë e tij.

Pas përdhunimit, nuk i mbyllën dot gojën fëmijës që bërtiste duke kërkuar ndihmë, ndërsa njëri prej tyre e preu me thikë në fyt, thuhet në dokumentin e vendimit të gjykatës, e parë nga spanjollja “El Mundo”.

Një grua 33-vjeçare gjithashtu është dënuar me vdekje se ka ndihmuar Refat-in dhe Khaled-in të fshehin trupin e djalit.

/Ora News.tv/

Exit mobile version