Ballina Arritje Teknologji Përdoruesit me pagesë të ChatGPT tashmë kanë qasje në modelin AI më...

Përdoruesit me pagesë të ChatGPT tashmë kanë qasje në modelin AI më të fundit GPT-4 Turbo

Në Dhjetor Microsoft integroi GPT-4 Turbo në chatbotin e saj AI CoPilot dhe gjeneruesin e imazhit DALL-E 3.

OpenAI solli modelin e ri GPT-4 Turbo për përdoruesit me pagesë të ChatGPT. Kompania dha lajmin përmes rrjetit social X duke shtuar se modeli saj AI ka matematikë, logjikë, kodim dhe aftësi shkruese të përmirësuar.

Kompania thotë se kur shkruani me ChatGPT, përgjigjet do të jenë më direkte dhe kanë gjuhë më bashkëbiseduese.

Në Dhjetor Microsoft integroi GPT-4 Turbo në chatbotin e saj AI CoPilot dhe gjeneruesin e imazhit DALL-E 3.

 

Kur OpenAI zbuloi GPT-4 Turbo në Nëntor, vuri theksin tek përmirësimet e sistemit të ChatGPT. Asokohe OpenAI pretendonte se GPT-4 Turbo mund të pranonte input me tekst deri në 6 herë më shumë, konkretisht nga 50 në 300 faqe tekst.

Nisur nga kjo sasi e lartë informacioni, modeli AI mund të prodhonte përgjigje me komplekse. Që nga debutimi, GPT-4 Turbo është përmirësuar më tutje. Në fillim njohuritë ishin përditësuar në Prill 2023 nga Shtator 2021 që ishte GPT-4.

Tani GPT-4 Turbo është përditësuar me informacion deri në Dhjetor të 2023.

Exit mobile version