Ballina Arritje Teknologji Përdoruesit po raportojnë përsëri shkrirje të konektorëve të RTX 4090

Përdoruesit po raportojnë përsëri shkrirje të konektorëve të RTX 4090

Problemet filluan në Tetor kur disa përdorues të 4090 thanë se kabllot e tyre të ushqimit ishin djegur ose shkrirë. Nvidia pranoi situatën e krijuar por tha se përdoruesit nuk i kishin lidhur siç duhet adapterët.

Të paktën tre raportime të reja të adapterëve me 16 gjilpëra që po shkrihen në kartat grafike RTX 4090 janë shfaqur në Reddit kësaj jave.

Ankesat e përdoruesve mund të sinjalizojnë diçka që nuk shkon me konektorët 6 muaj pasi u shfaq si fenomen.

Problemet filluan në Tetor kur disa përdorues të 4090 thanë se kabllot e tyre të ushqimit ishin djegur ose shkrirë. Nvidia pranoi situatën e krijuar por tha se përdoruesit nuk i kishin lidhur siç duhet adapterët.

RTX 4090 përdor kontektorët me 16 gjilpëra 12VHPWR të cilët mbështetin ushqyesit ATX 3.0. përdoruesit të cilët nuk duan të shpenzojnë më tepër për të blerë një PSU 3.0 mund të përdorin adapterët e përfshirë në kontektorët e tyre me 8 gjilpëra.

Një incident ndodhi pas 6 muajsh përdorim. Përdoruesi pretendon se kontektori ishte vendosur në kartën grafike siç duhet dhe në mënyrë të sigurtë.

Një tjetër thotë se adapteri u përfshi nga tymi pothuajse 6-7 muaj nga instalimi. Ai i kishte përdorur kartën grafike për të trajnuar modele AI dhe jo për të luajtur lojëra.

Një raport i tretë është një përdorues me adapter Corsair SF750 platinium. Raportimet të kontektorëve që po digjen të RTX 4090 janë shfaqur edhe në ushqyesit ATX 3.0.

Exit mobile version