Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Përfaqësuesi i Ministrisë izraelite të Mbrojtjes zhvilloi një vizitë në Kuvendin e...

Përfaqësuesi i Ministrisë izraelite të Mbrojtjes zhvilloi një vizitë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut mbajti një takim pune me përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit, Elaj Kalif, dhe ambasadoren Vivian Aisen, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në takim u diskutua për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin në suazat NATO-s, si dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira në fushën e mbrojtjes.

“Përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes së Shtetit të Izraelit prezantoi tendencat globale të sigurisë që ndikojnë mbi Izraelin, si dhe mundësitë për bashkëpunim me vendet e Ballkanit dhe Baltikut. Në këtë kontekst, u theksua nevoja për fillimin e një dialogu të strukturuar në fushën e mbrojtjes dhe mbështetjes së sigurisë”, thuhet në njoftim.

Kryetari i Komisionit, Pavle Arsoski, sipas njoftimit, e theksoi bashkëpunimin e mëparshëm me Qendrën për Trajnimin e Pilotëve, duke vënë në pah përfitimet dhe rëndësinë e kësaj bashkëpunimi për avancimin e kapaciteteve mbrojtëse.

Ndërkaq, deputetët, në fjalimet e tyre, e theksuan rëndësinë thelbësore të bashkëpunimit me Izraelin në fushën e mbrojtjes, si një element i rëndësishëm për përforcimin e sigurisë kombëtare dhe rajonale, si dhe stabilitetin e Ballkanit.

Exit mobile version