Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Përfaqësuesi special i OKB-së vazhdon takimet në Siri

Përfaqësuesi special i OKB-së vazhdon takimet në Siri

Përfaqësuesi special i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen, i cili për herë të parë e viziton Sirinë pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Asadit në vend, vazhdon takimet në kryeqytetin Damask, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga Zyra e përfaqësuesit special është bërë e ditur se Pedersen ndodhet në Damask dhe se ai vazhdon takimet.

Deri më tani, Pedersen është takuar me liderin e Hayat Tahrir al-Sham, Ahmed al-Shara (Abu Mohammad Al-Julani) dhe kryeministrin e qeverisë kalimtare Mohammed al-Bashir. Duke informuar mbi rezultatet e Takimit Ndërkombëtar të Akaba-s për Sirinë në Jordani të mbajtur më 14 dhjetor 2024, përfaqësuesi special potencoi nevojën për një tranzicion politik të besueshëm dhe gjithëpërfshirës në pronësi dhe menaxhim nga Siria, bazuar në parimet e rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, thuhet në njoftim.

Pedersen tha se OKB-ja synon t’i ofrojë të gjitha llojet e ndihmës popullit sirian dhe se është informuar për vështirësitë që ka përjetuar populli dhe prioritetet e tyre.

Pedersen i cili për herë të parë viziton Damaskun, pas rrëzimit të regjimit në Siri, dje mbërriti në Damask, ndërsa në vazhdim pritet të realizojë takime në vend.

Exit mobile version