Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Përfaqësuesja e OKB-së hap seancën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Përfaqësuesja e OKB-së hap seancën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Elinor Hammarskjöld

Elinor Hammarskjöld, juriste dhe diplomate suedeze, aktualisht nënsekretare e përgjithshme për Çështjet Ligjore dhe Këshilltare Ligjore e Kombeve të Bashkuara, hapi sot seancën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ).

Në fjalën e saj, Hammarskjöld theksoi se që nga 2 marsi nuk është lejuar hyrja e ndihmave humanitare dhe mallrave tregtare në Rripin e Gazës, çka ka sjellë pasoja të rënda humanitare. Ajo përsëriti thirrjen e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për garantimin e aksesit të ndihmave për të gjithë njerëzit në nevojë.

Hammarskjöld vuri në dukje se ligji ndërkombëtar humanitar i imponon Izraelit detyrime të qarta në lidhje me trajtimin e territorit civil të pushtuar, përfshirë respektimin e të drejtës së popullit palestinez për të marrë shërbime dhe ndihma nga agjencitë e OKB-së, si pjesë e realizimit të së drejtës për vetëvendosje.

Ajo gjithashtu raportoi se të paktën 295 punonjës të Kombeve të Bashkuara kanë humbur jetën që nga fillimi i konfliktit.

Përfaqësuesja e OKB-së theksoi rëndësinë e rolit të agjencive ndërkombëtare në ofrimin e shërbimeve jetike dhe ndihmës për zhvillim në territoret palestineze. Ajo kujtoi se Izraeli ka detyrimin të administrojë territorin në favor të popullsisë vendase, të lehtësojë programet e ndihmës, të mbështesë institucionet për përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve, si dhe të garantojë funksionimin e shërbimeve mjekësore dhe spitaleve, përfshirë ato të ngritura nga OKB-ja.

Exit mobile version