Përkeqësohet situata nga zjarri në Dukat, flakët përhapen gjatë natës duke rrezikuar banesat

Situata nga zjarret vijon të jetë e vështirë në vend. Aktualisht janë 7 vatra aktive zjarri, ndërsa era ka përkeqësuar situatën në Dukat e Kalimash, duke shtuar intensitetin e flakëve.

Në Dukat gjendja paraqitet kritike për shkak të afërsisë me banesat, ndërsa po punohet për shuarjen përfundimtare të flakëve në Gjirin e Gramës. Shqetësues mbetet zjarri mbi Tunelin e Kalimashit, ndërsa vatra aktive ka në Mirditë, Belsh, Fier, Shrapar, Malësi e Madhe dhe në Kepin e Rodonit, në Durrës.

Ndërkohë, vijojnë arrestimet për zjarrvënësit në të gjithë Shqipërinë. Në Fier kanë përfunduar në pranga 2 kushërinj të cilët ndezën zjarrin në fshatin Gjorgos në Fier, i cili vijon të digjet edhe sot.

Një 49-vjeçar në Durrës është arrestuar për djegien e 4 hektarëve në Spitallë, pasi i kishte vënë flakën një sipërfaqeje toke me kallamishte. /euronews