Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Përkundër masave, Rusia me rekord viktimash nga koronavirusi

Përkundër masave, Rusia me rekord viktimash nga koronavirusi

Rusia raportoi të martën numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi: 1,178.

Numri i mëparshëm rekord – 1,161 – u regjistrua më 31 tetor.

Sipas task-forcës qeveritare për koronavirusin, shifra zyrtare e vdekjeve nga koronavirusi në Rusi është gati 241,000 – më e larta në Evropë dhe e katërta më e lartë në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Indisë.

Task-forca raportoi të martën edhe për 39,008 raste të reja të të infektuarve – mbi 5,000 prej tyre në Moskë.

Për të frenuar përhapjen e infeksionit, presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar periudhën e mospunës nga 30 tetori deri më 7 nëntor.

Gjatë kësaj kohe, shumica e agjencive shtetërore dhe bizneseve private do t’i pezullojnë operacionet.

Moska, ndërkaq, është futur në izolim të pjesshëm qysh të enjten e kaluar.

Vetëm dyqanet me shërbime esenciale, të tilla si ushqimoret dhe farmacitë, lejohen të punojnë. /rel

Exit mobile version