Përkeqësimi i përmbytjeve në Malajzi detyroi evakuimin e mijëra banorëve të tjerë të enjten, raportuan mediat lokale, transmeton Anadolu.
Në shtetin Pahang, 8.226 persona u transferuan në qendra të përkohshme evakuimi, një rritje e ndjeshme nga 3.796 një ditë më parë, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Bernama.
Johor regjistroi 347 viktima të përmbytjeve, ndërsa numri u rrit në 913 në Terengganu. Në Kelantan, u evakuuan 16 persona.
Përmbytjet e fundit, rrëshqitjet e tokës, stuhitë dhe ciklonet kanë shkaktuar shkatërrime të gjera në të gjithë Azinë Jugore dhe Azinë Juglindore.
Në Indonezi, të paktën 1.059 persona kanë vdekur dhe 192 mbeten të zhdukur, ndërsa Sri Lanka ka raportuar 640 viktima, me 211 persona ende të pagjetur. Në Malajzi, janë konfirmuar tre vdekje.
