Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pesë vende vënë në dispozicion trupa për Forcën e Stabilizimit të Gazës,...

Pesë vende vënë në dispozicion trupa për Forcën e Stabilizimit të Gazës, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën

Jasper Jeffers

Komandanti i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën (ISF) njoftoi të enjten se pesë shtete janë zotuar të dërgojnë trupa për të shërbyer në këtë trupë të re sigurie, transmeton Anadolu.

Gjeneralmajor Jasper Jeffers, duke folur në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington, tha se Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria janë zotuar të kontribuojnë me trupa, ndërsa Egjipti dhe Jordania do të trajnojnë forcat e policisë.

Jeffers njoftoi gjithashtu se Indonezia ka pranuar postin e zëvendëskomandantit të forcës.

“Me këta hapa të parë, do të ndihmojmë të sjellim sigurinë që i nevojitet Gazës për prosperitetin tonë të ardhshëm dhe paqen e qëndrueshme”, tha ai.

Exit mobile version