Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Pesë viktima nga të shtënat brenda një banke në Florida, nuk dihet...

Pesë viktima nga të shtënat brenda një banke në Florida, nuk dihet motivi

Pesë persona mbetën të vranë në një bankë të Floridës, njoftoi policia pas arrestimit të personit të dyshuar.

Forcat e rendit të qytetit qendror të Floridës, Sebring, njoftuan se “një person telefonoi policinë rreth orës 12:30 dhe tha se kishte gjuajtur me armë brenda bankës”.

“Negociatat fillestare për të larguar personin e armatosur nga banka ishin të pasuksesshme”, theksoi shefi i policisë Sebring Karl Hoglund në një konferencë për shtyp.

Autori u dorëzua pas negociatave me agjentë e policisë. Personi u identifikua si Zephen Xaver, 21 vjeç. Policia nuk dha detaje rreth viktimave por nuk është e qartë nëse ata ishin punonjës të bankës, apo klientë të saj.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis u informua për situatën, dhe garantoi “të gjithë mbështetjen që mund të nevojitet”.   /os/ /G.S/

Exit mobile version