Ballina Auto Peugeot Inception do të ndikojë në dizajnin e Peugeot e-3008 tërësisht të...

Peugeot Inception do të ndikojë në dizajnin e Peugeot e-3008 tërësisht të ri që pritet të dalë këtë vit

Peugeot po e bënë një lëvizje të guximshme dhe koncepti i veturës të saj elektrike Inception do të luaj një rrol më të madh se ndonjë koncept i veturave të tjera para saj. Kompania do të ridizajnojë të gjithë linjën e veturave të saj për të inkorporuar dizajnin e ri, dhe nuk bëhet fjalë vetëm për disa ndryshime – Peugeot pretendon se po rishpik siluetat konvencionale të veturave.

Gjatë ditës së djeshme, Peugeot i lansoi pamjet paraprake të 7 veturave të cilat planifikon që t’i prezantoi deri në vitin 2030 – ndërsa të gjitha këto vetura janë elektrike. Për më tepër, të gjitha modelet aktuale do të marrin një version të elektrizuar këtë vit dhe deri në vitin 2030 në shitje do të jenë vetëm veturat elektrike.

Të 7 veturat e reja elektrike të paraqitura dje janë pasardhës të veturave të njohura “hatchback”, “sedan” dhe SUV nga prodhuesi francez i automobilave, por ato nuk duken aspak si homologët e tyre aktualë. Të gjitha veturat do të shfaqin dritat e reja të firmës, qëndrimin e gjerë dhe bazën e gjatë të rrotave, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Veturat e para të reja elektrike me simbolin e luanit që do të vijnë në treg janë E-308 dhe E-308 SW që do të dalin këtë vit në treg. Ata do të pasohen nga E-408, E-3008 dhe E-5008 dhe më pas do të dalin dy modele të tjera para fundit të vitit 2025.

E-308 dhe E-308 SW (station wagon) do të jenë në dispozicion vetëm në tregun evropian dhe do të kenë motorin e ri elektrik 115kW. Të dyja veturat u prezantuan vitin e kaluar dhe do të dalin në shitje në muajt e ardhshëm.

Peugeot-i i parë global elektrik do të jetë E-3008. Ky C-SUV do të zbulohet në gjysmën e dytë të këtij viti, ai bazohet në platformën STLA Medium dhe do të ofrojë deri në 700 km distancë (435 milje). Do të ketë versione me madhësi të ndryshme baterish dhe tre sisteme të motorit elektrik për të zgjedhur me opsionin më të fuqishëm që do të vijë me dy motorë.

Gjenerata e re e “i-COCKPIT” po vjen së bashku me ndërveprime të reja, dhe kompania pretendon se drejtimi autonom është përmirësuar shumë falë platformës STLA. /Telegrafi/

Exit mobile version