Trafiku ajror në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion të Tel Avivit në mbrëmje është pezulluar pas lëshimit të një rakete nga Jemeni, transmeton Anadolu.
Fillimisht pezullimin e trafikut ajror e raportoi ‘Channel 7’, ndërsa më vonë ushtria izraelite konfirmoi incidentin, duke bërë të ditur se një raketë e lëshuar nga Jemeni “me shumë gjasa është kapur” pasi sirenat u aktivizuan në rajone të shumta në të gjithë vendin”.
“Pas sirenave që u dëgjuan pak kohë më parë në disa zona në Izrael, një raketë e lëshuar nga Jemeni me shumë gjasë është kapur”, tha ushtria izraelite.
Ushtria tha se “interceptorë shtesë u lëshuan për shkak të mundësisë së rënies së fragmenteve nga kapja”.
Mediat lokale raportuan se sirenat u dëgjuan në të gjithë Izraelin qendror, zonën e Kudsit, vendbanimet jugore të Bregut Perëndimor dhe në pjesë të Izraelit jugor.
Deri më tani nuk ka pasur raportime për lëndime ose dëme.
