Ballina Lajmet Kosovë Plaçkiten mërgimtarët, taksa për në Stacionin e Autobusëve 100 përqind më e...

Plaçkiten mërgimtarët, taksa për në Stacionin e Autobusëve 100 përqind më e shtrenjtë se e vendorëve (Foto)

Në shtator të vitit të kaluar ishte marr vendim që secili qytetarë që dëshiron të udhëtojë të paguajë takse prej 0,10 cent në stacionin e Autobusëve në kryeqytet, për të udhëtuar në qytete tjera.

Por, kjo taksë nuk po del të jetë e njejtë edhe për mërgimtarët. Ata po paguajnë hiç më pak se 1 euro për të udhëtuar drejt shteteve që ata kanë si destinacion, që i bie 100% më shtrenjtë se sa pagesa e rregullt për qytetarët e vendit, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, ky obligim ka ngjallë reagime të shumta tek qytetarët. Të njejtit shpesh herë janë detyruar të gjejnë alternativa tjera për të udhëtuar me autobus, në mënyrë që t’i shmangen kësaj pagese.

Indeksonline ka siguruar disa fletëpagesa nga disa pasagjerë, që të njejtit si destinacion kishin vendet perëndimore.

Sipas tyre, kjo pagesë është plaçkë, ngase çmimi në fjalë është i paarsyeshëm.

Exit mobile version