Plagosen me armë zjarri dy femra në Fushë Kosovë

Dy femra kanë mbetur të plagosura para disa momentesh në Fushë Kosovë.

Rasti është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, shkruan lajmi.net.

“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Besa Besë” në Fushë Kosovë”, ka thënë ajo.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, shton ajo.

“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka shtuar Ahmeti.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit.