Plaket biri i Ademit, por bashkë me të rriten: lakmia dhe shpresa e gjatë (iluzioni për jetuar gjatë).
Lakmia: është dëshira për të përvetësuar të mirat dhe përfitimet vetëm për vete, për t’i monopolizuar ato, deri në atë masë sa mund të çojë në koprraci dhe në pengimin e të tjerëve që të arrijnë të njëjtat të mira. Lakmia është hyrje për shumë prishje morale, si koprracia, zilia dhe konkurrenca në të gjitha format e saj.
Shpresa e gjatë: është sikur njeriu mendon se do të jetojë përgjithmonë në këtë botë dhe kjo është gjithashtu burim i shumë të këqijave. Nga pasojat e këtyre prirjeve nuk të mbron dhe nuk të ruan asgjë tjetër përveç udhëzimit me Librin e Allahut, ndjekjes së udhëzimit dhe jetës së të Dërguarit ﷺ, si dhe të njerëzve të mirë prej robërve të Tij, të cilët jemi urdhëruar t’i ndjekim dhe të marrim shembull prej tyre.
Hoxhë Halil Avdulli
