Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Plani i SHBA për të shfrytëzuar naftën e Venezuelës mund të konsumojë...

Plani i SHBA për të shfrytëzuar naftën e Venezuelës mund të konsumojë 13 për qind të buxhetit të karbonit

Përpjekjet e SHBA-së për të shfrytëzuar rezervat e mëdha të naftës në Venezuelë mund të konsumojnë 13 për qind të buxhetit të mbetur të karbonit në botë deri në vitin 2050, transmeton Anadolu.

“ClimatePartner”, një kompani kontabiliteti karboni, modeloi një skenar në të cilin prodhimi i naftës në Venezuelë rritet me 500 mijë fuçi në ditë deri në vitin 2028, duke u rritur në 1.58 milion fuçi në ditë nga viti 2035 deri në vitin 2050, sipas gazetës britanike “The Guardian”, e cila porositi analizën.

Sipas raportit, nafta e Venezuelës më intensive me karbon në nivel global, do të kërkonte procese me konsum të lartë energjie, duke përkeqësuar ndikimin e saj në klimë.

Një studim i mëparshëm nga S&P Global Platts Analytics tregoi se depozitat e Brezit Orinoco lëshojnë 1.460 kilogramë (3,218 paund) ekuivalent CO2 për fuçi ekuivalenti nafte, gati 1.000 herë më i lartë se 1.6 kg (3.5 lb) ekuivalent CO2 për fuçi ekuivalenti nafte nga fusha Johan Sverdrup e Norvegjisë.

“Vendimi për të rritur prodhimin e një prej naftës bruto më intensive në botë me karbon do të konsumonte rreth 13 për qind të buxhetit të mbetur global të karbonit”, tha Hollie Parry, analiste e lartë në “ClimatePartner”, sipas medias.

Ajo shtoi se kjo do të ishte e barabartë me gati një dekadë emetimesh nga e gjithë BE-ja. Këto shifra ka të ngjarë të mos i dekurajojnë planet e presidentit Donald Trump, i cili e ka quajtur ndryshimin e klimës një “mashtrim” dhe është përpjekur në mënyrë aktive të shkatërrojë përpjekjet për energji të gjelbër.

Exit mobile version