Ballina Lajmet Kosovë Policët e doganierët udhëtojnë në rrugë alternative pas bllokimit të rrugës nga...

Policët e doganierët udhëtojnë në rrugë alternative pas bllokimit të rrugës nga serbët

Policia dhe oficerët e Doganës së Kosovës kanë udhëtuar nëpër rrugë alternative për të bërë ndërrimin në pikën kufitare në Bërnjak pas bllokimit të rrugës në hyrje të Zubin Potokut nga ana e serbëve lokal.

KALLXO.com raportoi para pak çastesh se rruga është bllokuar nga ana e serbëve pas vizitës së presidentit Hashim Thaçi në liqenin e “Ujmanit”.

Burime të KALLXO.com brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar lajmin se Policia dhe oficerët e Doganës së Kosovës kanë udhëtuar nëpër rrugë alternative pas bllokimit të rrugës për të bërë ndërrimin në pikën kufitare në Bërnjak.

Lajmin për KALLXO.com për bllokimin e rrugës e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti.

“Diku pas orës 17 është bllokuar dhe vazhdon të jetë e bllokuar rruga nga rreth 200-300 protestues nga komuniteti serb”, ka thënë për KALLXO.com zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti.

Ai ka shtuar se rruga është bllokuar në afërsi të një pompe të benzinës në hyrje të Zubin Potokut.

Bllokimi i rrugës nga serbët lokal vije pas vizitës së paparalajmëruar të presidentit të venit Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme në liqenin e Ujmanit dhe në pikën kufitare në Bërnjak.

Exit mobile version