Policia amerikane i vihet veturës që lëvizte me 225 km/h në zonën ku ishte e kufizuar në 72, kur e kapën e kuptuan se ishte një 19-vjeçar

Një video e pazakontë vjen nga Forsyth County, SHBA, ku policia regjistroi aksionin e kapjes së një krimineli në një BMË, i cili po udhëtonte me shpejtësi deri në 140 km/h në një zonë ku shpejtësia maksimale është 72 km/h.

Policia e kapi veturën shumë shpejt dhe më pas e ndaloi me një manovër precize PIT. Një hetim i mëvonshëm zbuloi se BMË-ja po lëvizte deri në 225 km/h në disa vende.

Policisë iu deshën pak më shumë se 90 sekonda për të mbërritur dhe për të ndaluar veturën. Surpriza erdhi kur autori u arrestua.

Në timon ishte një 19-vjeçar, i cili arriti të thoshte vetëm: “Telefono mamin!”.

Drejtuesi i mjetit u arrestua dhe u akuzua për largim nga vendi i ngjarjes, tejkalim shpejtësie, pije alkoolike të hapur në veturë dhe disa shkelje të tjera. Pasagjeri, gjithashtu u akuzua për posedim të alkoolit.