Ja si i mëson Policia izraelite i fëmijët e shkollave fillore të vrasin palestinezët (Video)

Policët izraelitë kanë dhënë një demonstrim praktik për fëmijët e shkollave fillore se si të vrasin një sulmues palestinez dhe të verifikojnë se ai është i vdekur, njoftoi media e Izraelit të martën. Ngjarja në natyrë u zhvillua të hënën në Ramat HaSharon, raporton e përditshmja izraelite Haretz.

Gjatë programit, katër policë izraelitë me armë M16 iu afruan një personi i cili duhej qartë të ishte palestinez dhe filloi të qëllonte në të. “Palestinezi” u rrëzua menjëherë, por policët dolën nga motoçikletat e tyre dhe vazhduan të qëllonin në të, edhe pse ai ishte i palëvizshëm, për të siguruar që ai ishte “i vdekur”.

Videoja e “demonstrimit” është bërë virale duke u shpërndarë në mediat sociale. Procesi është pikërisht i njëjtë me atë që ndodh në jetën reale kur forcat okupuese izraelite i ekzekutojnë palestinezët pa asnjë gjykim, me aludimet se ata janë “sulmues me thika”.

Sipas Haaretz, oficerët e policisë u thanë nxënësve se do të dëgjonin tingujt e të shtënave dhe eksplozivëve në mënyrë që ata të mos i kapë panika gjatë demonstrimit.

fëmijëve Megjithatë, ngjarja është raportuar në polici pasi familjet e protestuan se të vegjëlit nuk duhet të ekspozoheshin në skena të tilla të dhunshme. Ankesat janë dërguar në komunën lokale. Kjo, sipas Haaretz, nuk është hera e parë e shfaqjes së dhunës për nxënësit e kësaj moshe.
Gazeta zbuloi se Ministri izraelit i Sigurisë së Brendshme Gilad Erdan kërkoi që policia të organizonte një ditë të hapur që përfshinte qentë e policisë, ku të gjithë pjesëmarrësit do të inkurajohen për të sulmuar palestinezët. Gjithashtu janë demonstruar disa teknika të shpërndarjes së turmës, ku u vu re se teknika të tilla nuk përdoren kur demonstruesit janë hebrenj. /MESAZHI/