Policia e Kosovës ka gjetur armë dhe municion në një shtëpi të pa banuar në fshatin Jashanicë, komuna e Leposaviqit.
Policia ka bërë të ditur se pas pranimit të informacioneve njësitet relevante kanë dalë në lokacionin e caktuar ku është gjetur sasia e armëve dhe municionit ka pranuar informacione gjatë krye.
“Në këtë rast janë sekuestruar: – 1(një) pushkë karabin e tipit M48 – 1(një) armë AK-47 – 1 (një) pushk gjuetie – 1 armë(pistoletë) CZ me dy karikator të zbrazët – 128 fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet nga Policia.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Për këtë rast nuk ka persona të arrestuar.
