Policia polake e gjen një të ri sirian të vdekur në kufirin me Bjellorusinë

Trupi i pa jetë i një të riu sirian është gjetur në Poloni pranë kufirit me Bjellorusinë, tha policia polake të shtunën, kjo ndodhi derisa kohëve të fundit janë rritur tensionet ndërkombëtare për krizën e emigrantëve që Bashkimi Evropian thotë se është orkestruar nga Minsku.

Mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme janë duke qëndruar në kushte të vështira dhe në të ftohtë në kufirin midis Bjellorusisë, Polonisë dhe Lituanisë, të cilët janë duke refuzuar për t’i lejuar ata që të kalojnë.

Atje tashmë kanë vdekur disa persona dhe ekziston frika për sigurinë e pjesës tjetër të emigrantëve për shkak të kushteve të hidhura të dimrit.

“Dje, në pyll, afër kufirit, pranë Wolka Terechowska, u gjet trupi i një të riu sirian”, tha Policia e Podlaska në Twitter.

Policia tha se nuk ka mundur të përcaktojë shkakun e vdekjes, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.