Ballina Lajmet Kosovë Policia: Vajza e raportuar si e zhdukur gjendet në një shtet fqinj

Policia: Vajza e raportuar si e zhdukur gjendet në një shtet fqinj

Policia e Kosovës njofton se vajza nga Skënderaj e cila ishte raportuar si e zhdukur gjendet në një shtet fqinj të Kosovës.

Policia nëpërmjet një komunikate për media njofton se bazuar në të dhënat e deritanishme është konstatuar se personi në fjalë, në mënyrë të rregullt ka kaluar në një shtet fqinj të Republikës së Kosovës, nga ku pala ka kontaktuar me familjarët e saj.

“Përveç familjarëve të viktimës me të cilët jemi në kontakt për zhvillimet rreth rastit, ne si polici zyrtarisht kemi njoftuar edhe institucionet e shtetit fqinjë dhe bashkërisht jemi duke punuar për identifikimin e vendndodhjes së viktimës si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

Arbnora Dobra, 22 vjeçe ishte raportuar si e zhdukur më 28 shtator nga familjarët e saj.

Exit mobile version