Polonia blen sisteme kundërajrore britanike

Mariusz Blaszczak

Ministri i Mbrojtjes, c nënshkroi sot një marrëveshje për furnizimin e gjashtë sistemeve kundërajrore të pajisura me raketa “CAMM” të prodhimit britanik.

Sistemet do të jenë pjesë e programit të mbrojtjes raketore me rreze të shkurtër, “Narew”. Në 2022-2023, Polonia do të marrë dy njësi të përbëra nga tre sisteme “iLauncher”secila si dhe raketa, një radar celular të prodhimit polak, një sistem kontrolli zjarri dhe automjete transporti.

Raketat tokë-ajër “CAMM” prodhohen nga filiali britanik i prodhuesit pan-evropian të sistemeve raketore MBDA.

Blaszczak tha pas nënshkrimit të marrëveshjes se Polonia po nxirrte përfundime lidhur me pushtimin rus në Ukrainë.

“Ne e konsiderojmë me rëndësi mbrojtjen ajrore,” tha Blaszczak, duke shtuar se lufta në Ukrainë ishte arsyeja kryesore për përshpejtimin e procesit të prokurimit.

“Unë besoj se është një rekord botëror përsa i përket përshpejtimit të dërgesave”, shtoi Blaszczak, duke vlerësuar bashkëpunimin me prodhuesit e sistemeve.

Sistemi i plotë i mbrojtjes ajrore të Polonisë është planifikuar të përbëhet nga një komponent me rreze të mesme të raketave “Patriot” të prodhuara në SHBA, komponenti “Narew” me rreze të shkurtër dhe platformat e raketave me rreze shumë të shkurtër “Poprad” dhe “Pilica”. /atsh