Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Polonia u kërkon qytetarëve të saj të largohen nga Irani “menjëherë”

Polonia u kërkon qytetarëve të saj të largohen nga Irani “menjëherë”

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, u ka kërkuar qytetarëve polakë të largohen menjëherë nga Irani, duke shtuar se “në asnjë rrethanë askush nuk duhet të udhëtojë drejt atij vendi”, ndërsa paralajmëroi se perspektiva e një konflikti aktiv është “shumë, shumë reale”.

Tusk tha se konflikti mund të shpërthejë brenda “disa, një duzine ose disa dhjetëra orësh” dhe “evakuimi mund të mos jetë më një opsion”, ka cituar Guardian.

“Ju lutem, merreni seriozisht këtë. Kemi pasur përvoja të këqija në të kaluarën me njerëz që i kanë injoruar këto paralajmërime. Prandaj, dua ta theksoj edhe një herë: largohuni menjëherë nga Irani ose anuloni planet tuaja të udhëtimit. Nëse shpërthen një konflikt i nxehtë, askush nuk do të jetë në gjendje t’ju garantojë një rrugëdalje”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Exit mobile version