Pos Danimarkës, Rusia ndal furnizimin me gaz edhe për Gjermaninë dhe Holandën

Rusia ka zgjeruar sanksionet sa i përket furnizimit me gaz nga Gazpromi në Evropë, duke thënë se do të ndërpresë furnizimet për disa vende jomiqësore që kanë refuzuar të pranojnë skemën e pagesës me rubla për gazin rus.

Përveç Danimarkës, kompania shtetërore për energji Gazprom, do të ndalë furnizimin me gaz edhe për Holandën dhe Gjermaninë, raportoi të martën Reuters.

Gazpromi ka njoftuar të martën se ka ndërprerë plotësisht furnizimin me gaz për tregtarin holandez të gazit GasTerra.

Më vonë, kjo kompani tha se nga 1 qershori përveç Orstedit të Danimarkës, do të ndalojë furnizimin dhe për Shell Energy në Gjermani.

Njoftimet pasojnë marrëveshjen e së hënës nga krerët e Bashkimit Evropian për të ulur importet e naftës ruse të Bashkimit Evropian me 90 për qind deri në fund të vitit.

Moska tashmë ka ndaluar furnizimet me gaz natyror për Bullgarinë, Poloninë dhe Finlandën duke përmendur refuzimin e tyre për të paguar në rubla ruse. /koha