Poshtërsia e pashpjegueshme rumune: ç’të keqe u kanë bërë muslimanët atyre apo ortodoksëve në përgjithësi?

Pasi u ndalën në Beograd rrugës për në Bosnje, e së bashku me tifozë serbë brohoritën “Kosova është Serbi”, tifozë rumunë bën dhe një tjetër poshtërsi në emër të vëllazërisë ortodokse kundër muslimanëve.

Ata pozuan me një banderolë që lavdëronte kriminelin e luftës Mladiçin.

“Mladiç, një hero evropian, i uli myslimanët në zero”, duke aluduar qartë, ndër të tjera, në gjenocidin në Srebrenicë.

Më herët, ata postuan dhe një mesazh skandaloz në FB:

“Vëllezër ortodoksë!

Rrugës për në Zenicë për të mbështetur ekipin kombëtar, vizituam vëllezërit tanë serbë për të përcjellë një mesazh të përbashkët alarmi.

Evropa e krishterë e ka mbrojtur veten për shekuj me gjakun e sundimtarëve tanë dhe ne nuk do ta pranojmë humbjen e identitetit tonë të krishterë evropian.

Rroftë Serbia! Rroftë Rumania”, thuhet në postimin e tifozëve rumunë.

Për kujtesë, nuk njihet asnjë e keqe – vrasje apo masakër jo e jo – që muslimanët t’u kenë bërë popujve ortodoksë në Ballkan apo të krishtëreve gjetkë të histori, për aq sa ata kanë sunduar e qeverisur mbi ta.

Duke qëndruar në Ballkan, aty ku ka sunuar Perandoria Osmane, edhe pse ortodoksët sllavë janë plot mllef ndaj saj, nuk sjellin kurrë një fakt të vetëm që osmanët të kenë ushtruar qoftë dhe padrejtësinë më të vogël ndaj tyre e jo më t’u kenë marrë padrejtësisht pronën apo jetën, siç kanë bërë ata rregullisht sa herë u është dhënë rastin ndaj muslimanëve, duke qenë dhe gjenocidistë ndaj tyre.

Se fjala vjen, ç’të keqe kanë parë rumunët në histori nga muslimanët, për të shfaqur kaq urrejtje ndaj tyre?

E kundërta: janë politikat sllavo-ortodokse aty që e kanë larë Balllanin me gjak muslimanësh sapo ka rënë Perandoria Osmane e deri më sot, ku kryeviktimat janë pikërisht shqiptarët.

Tifozë rumunë ishin në Bosnje për përballjen e dy kombëtarëve për eliminiatoret e Botëroirit, ku u rrahën paq 3-1, si të ishte një përgjigje me gola për atë poshtërsitë e tyre nacionalisto-fetare. /tesheshi