Probleme të shumta janë shfaqur që nga fillimi i vaksinimit antiCOVID në vend.
Disa herë qytetarët nuk kanë arritur të caktojnë fare termine, e herë të tjera shumë prej tyre kanë hasur në vështirë të aplikimit online.
Por këtë herë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se platforma eKosova tashmë mundëson që një qytetar të caktojë termine për vaksinim për deri në 10 persona të tjerë, transmeton lajmi.net.
Padyshim që kjo mundësi do t’ua lehtësojë qytetarëve mënyrën e aplikimit për t’u vaksinuar kundër virusit COVID-19.
Edhe këtë herë, Minsitria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë dhe të caktojnë termine për marrje të kësaj vaksine dhe në të njëjtën kohë të zbatojnë masat kundër COVID-19, si bartja e maskës, higjiena, ruajtja e distancës dhe shmangia nga grumbullimet ku rreziku për bartje të virusit është shumë i lartë.
Brenda 24 orëve të fundit janë vaksinuar afro 16 mijë qytetarë anembanë vendit, kurse dje në Kosova kanë arritur edhe rreth gjysmë milioni vaksina të llojit ‘Pfizer’.
503 mijë ishin donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse pjesa tjetër nga marrëveshja e MSh-së me kompaninë për vaksinën ‘Pfizer’
