Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidentët e Indonezisë dhe Egjiptit dënojnë zgjerimin e vendbanimeve izraelite gjatë bisedimeve...

Presidentët e Indonezisë dhe Egjiptit dënojnë zgjerimin e vendbanimeve izraelite gjatë bisedimeve në Xhakartë

Presidenti i Indonezisë, Prabowo Subianto dhe homologu i tij egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, kanë dënuar zgjerimin e paligjshëm të vendbanimeve izraelite gjatë bisedimeve dypalëshe të zhvilluara në Xhakartë, transmeton Anadolu.

“Ne dënojmë fuqishëm ndërtimin e paligjshëm të vendbanimeve nga Izraeli dhe veprimet që vetëm sa e përkeqësojnë situatën”, tha Subianto në një deklaratë të përbashkët, duke bërë thirrje për uljen e menjëhershme të tensioneve në konfliktet rajonale,.

Siç raporton raportoi Antara, të dy liderët shprehën shqetësimin për shkeljet e së drejtës ndërkombëtare dhe operacionet ushtarake që shkaktojnë viktima në mesin e civilëve, duke riafirmuar mbështetjen e tyre për zgjidhjen me dy shtete.

Subianto u zotua se Indonezia do të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare dhe mbështetje diplomatike për palestinezët, duke paralajmëruar se përshkallëzimi i mëtejshëm kërcënon stabilitetin global.

Sisi bëri thirrje për krijimin e një shteti të pavarur palestinez brenda kufijve të qershorit të vitit 1967, me Kudsin Lindor të pushtuar si kryeqytet, duke e cilësuar këtë si “mënyrën e vetme” për arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

Ai gjithashtu mirëpriti ngritjen e marrëdhënieve dypalëshe në nivelin e partneritetit strategjik.

Të dy vendet nënshkruan gjithashtu memorandume mirëkuptimi që përfshijnë një plan veprimi për partneritetin strategjik, përjashtimin nga vizat për mbajtësit e pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe të posaçme, si dhe bashkëpunimin në fushën e statistikave, çështjeve detare dhe peshkimit.

Indonezia është ndalesa e fundit e Sisit në turneun e tij në Azi, i cili përfshiu edhe vizita në Korenë e Jugut dhe Malajzi. Pritet që ai të kthehet në Egjipt pas përfundimit të vizitës.