Ballina Lajmet Kosovë Presidenti Begaj viziton Kosovën, policia njofton për bllokim të përkohshëm të rrugëve

Presidenti Begaj viziton Kosovën, policia njofton për bllokim të përkohshëm të rrugëve

Sot dhe nesër, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në prag të kësaj vizite, Policia e Kosovës ka njoftuar se disa rrugë do të mbyllen përkohësisht për të siguruar zhvillimin e qetë të agjendës së presidentit.

“Sipas itinerarit të lëvizjes dhe aktiviteteve të parapara, Policia e Kosovës do të realizojë ndërprerje të shkurtëra të qarkullimit në disa segmente rrugore. Në disa raste mund të ketë edhe devijime të trafikut në rrugë alternative. Andaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.

Policia ka apeluar që të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë udhëzimet dhe masat që do të jenë në fuqi gjatë kohës së vizitës.

Exit mobile version