Presidenti çek vazhdon me deklarata skandaloze: Bombardimet e NATO-s kanë qenë ilegale

Presidenti i Çekisë, Milosh Zeman në një intervistë për Tanjug-un serb ka thënë se kërkimfalja ndaj Vuçiqit dhe Serbisë ishte edhe në emrin e tij personal por edhe si president i Çekisë.

Zeman ka vazhduar tutje duke thënë se bombardimet e NATO-s mbi caqet ushtarake jugosllave kanë qenë ilegale.

“Kërkimfalja për Serbinë dhe kërkimfalja për presidentin Vuçiq për bombardimin i cili u bë pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe në atë sens ishte ilegal” , tha Zeman, transmeton Gazeta Express.

Kur u pyet se si u prit kërkimfalja e tij në Çeki ai tha se kryesisht u prit me simpati, megjithatë nuk shkoi mirë me partitë opozitare.

“Unë thash se ishte një kërkimfalje në emrin tim, pasi që isha president i Republikës atë kohë, dhe dhashë pëlqimin për bombardimet”, tha Zeman.

Në fund, Zeman siç tha ai, populli krenar serb kurrë të mos i nënshtrohet frikësimit, nga asnjë anë, si dhe të sillet gjithmonë me krenari.

“Unë do të doja të falënderoja popullin serb për mbështetjen që na dhanë në 1938 (pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Mynihut me të cilën Britania e Madhe dhe Franca i dhanë një pjesë të Çekosllovakisë aleate, e ashtuquajtura Sudetenland e banuar kryesisht nga gjermanë) në Gjermani për të shuar orekset dhe synimet e luftës së Hitlerit.) dhe mbështetjen në 1968 (kur ndodhi pushtimi Sovjetik i Çekosllovakisë për shkak të “Pranverës së Pragës” – një periudhë e liberalizimit politik në Çekosllovaki). Deri në 70,000 Serbë ishin të gatshëm të luftonin për Çekosllovakinë në 1938”, tha Zeman.