Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan priti sot në aeroportin ndërkombëtar “Esenboga” të Ankarasë, homologun e tij uzbek, Shavkat Mirziyoyev, raporton Anadolu.
Erdogan u shoqërua nga zonja e parë turke Emine Erdogan, zëvendëspresidenti Cevdet Yilmaz dhe zyrtarë të tjerë ndërsa priti Mirziyoyev.
Presidenti uzbek përshëndeti trupën e rojës së nderit dhe të dy udhëheqësit pozuan për një foto përkujtimore në sallën e madhe të nderit.
