Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti Erdoğan pret fëmijët palestinezë të plagosur në Gaza

Presidenti Erdoğan pret fëmijët palestinezë të plagosur në Gaza

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan priti vajzën palestineze Rahaf dhe vëllain e saj Mohammed Khalil Salman, të cilët u plagosën në Gaza dhe më pas u trajtuan në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pritja në Kompleksin Presidencial ka qenë e mbyllur për media.

Vajza palestineze 11-vjeçare, Rahaf dhe vëllai i saj 13-vjeçar, Mohammed Khalil, u plagosën nga copat e një rakete izraelite që ra në Jabalia, në Rripin verior të Gazës, më 6 gusht 2022.

Rahaf dhe Mohammed, të cilët u sollën në Turqi me avionin e ambulancës së Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë më 18 gusht 2022, me urdhër të presidentit Erdoğan, u trajtuan në spitalin e qytetit të Ankarasë.

Exit mobile version