Teherani, edhe në një betejë komunikimi: Nuk e nisëm ne këtë luftë!
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian i dërgoi një mesazh publikut amerikan, duke theksuar se Irani nuk nisi një luftë dhe se nuk ushqen armiqësi ndaj qytetarëve amerikanë.
Mesazhi vjen në një kohë të “narrativatës së luftës” intensive, ndërsa të dyja palët në konflikt përpiqen të paraqesin versionin e tyre të ngjarjeve.
Sipas agjencisë shtetërore iraniane, presidenti i bëri thirrje popullit amerikan të shohë përtej retorikës politike dhe të shqyrtojë realitetet e së kaluarës dhe të së tashmes, raporton Al Jazeera.
Ai theksoi se populli iranian nuk ushqen urrejtje ndaj kombeve të tjera, përfshirë qytetarët e Amerikës, Evropës dhe vendeve fqinje, dhe se sulmet ndaj infrastrukturës iraniane dhe shënjestrimi i civilëve kanë pasoja që shkojnë përtej kufijve të vendit.
“Reagimet tona bazohen në të drejtën legjitime për vetëmbrojtje, jo në akte agresioni”, tha presidenti iranian, duke u përpjekur të paraqesë një narrativë të ndryshme dhe të ruajë të drejtën e Iranit për t’u vetëmbrojtur.
Kujtojmë se Irani më parë i mohoi pretendimet e presidentit amerikan në lidhje me kërkesën e supozuar për armëpushim, gjë që thekson më tej tensionin diplomatik dhe mediatik midis dy vendeve./tesheshi
