Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti iranian: Një mënyrë për të ndaluar luftën

Presidenti iranian: Një mënyrë për të ndaluar luftën

Kushtet e Teheranit ndaj agresorëve, pasi i poshtëroi ushtarakisht

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se Teherani është gati për paqe, por me kushte të caktuara që ai i konsideron thelbësore për përfundimin e konfliktit aktual.

Në një postim në rrjetet sociale, ai deklaroi se kishte folur me udhëheqësit e Rusisë dhe Pakistanit, dhe se në atë rast ai përsëriti angazhimin e Iranit për stabilitet dhe paqe në Lindjen e Mesme.

“Irani mbetet i përkushtuar ndaj paqes në rajon. E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte, e cila u nis nga regjimi sionist dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është njohja e të drejtave legjitime të Iranit, pagesa e dëmshpërblimeve dhe garancitë e forta ndërkombëtare se agresioni nuk do të përsëritet“, tha Pezeshkian.

Sipas tij, kushte të tilla përfaqësojnë bazën për një zgjidhje politike të konfliktit që ka shkaktuar tensione serioze në Lindjen e Mesme në javët e fundit. /tesheshi