Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti izraelit i bën thirrje Netanyahu-t të ndërpresë reformën gjyqësore

Presidenti izraelit i bën thirrje Netanyahu-t të ndërpresë reformën gjyqësore

Presidenti izraelit Isaac Herzog i bëri thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu që të ndalojë menjëherë procesin legjislativ për planet e reformës gjyqësore të qeverisë pas protestave masive, transmeton Anadolu.

Duke iu drejtuar kryeministrit, qeverisë dhe anëtarëve të koalicionit në Twitter, Herzog tha se skenat e protestave ishin të vështira.

“Emocionet janë të vështira dhe të dhimbshme. Një ankth i thellë po përfshin njerëzit. Siguria, ekonomia, shoqëria, çdo gjë është e kërcënuar”, tha Herzog duke bërë thirrje për ndërprerjen e procesit të miratimit të reformave.

“Për hir të unitetit të popullit të Izraelit, për hir të përgjegjësisë, ju bëj thirrje që të ndaloni legjislacionin menjëherë. U drejtohem të gjithë liderëve të partive në Knesset, koalicionit dhe opozitës si një: Vëni qytetarët mbi gjithçka dhe silluni me përgjegjësi dhe guxim pa vonesa të mëtejshme”, tha Herzog.

Izraeli është përfshirë nga protesta masive gjatë 12 javëve të fundit kundër planeve të qeverisë për reformat në drejtësi, të cilat shihen nga opozita si një rrëmbim i pushtetit në favor të autoritetit ekzekutiv.

Netanyahu dje vendosi të shkarkojë ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, një ditë pasi ai kërkoi ndalimin e planit të qeverisë për rregullimin e drejtësisë.

Netanyahu, i cili është në gjyq për korrupsion, pretendon se plani i tij do të përmirësonte demokracinë dhe do të rivendoste ekuilibrin midis pushteteve ligjvënëse, ekzekutive dhe gjyqësore.

Exit mobile version