Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u ka takuar në Baku presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, raporton Anadolu.
Takimi me dyer të mbyllura u përqendrua në zhvillimet rajonale dhe globale.
Presidentit Erdogan iu bashkuan në takim ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Mbrojtjes, Yasar Guler dhe shefi i inteligjencës, Ibrahim Kalin.
Erdogan qëndron në Baku për të marrë pjesë në ceremoninë e Ditës së Fitores në Azerbajxhan.
Më herët gjatë ditës, presidenti turk dhe kryeministri pakistanez iu bashkuar presidentit azerbajxhanas në ceremoninë e paracdës ushtarake si pjesë e festimeve.






