Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti turk takon liderët e Azerbajxhanit dhe Pakistanit në Baku

Presidenti turk takon liderët e Azerbajxhanit dhe Pakistanit në Baku

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u ka takuar në Baku presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, raporton Anadolu.

Takimi me dyer të mbyllura u përqendrua në zhvillimet rajonale dhe globale.

Presidentit Erdogan iu bashkuan në takim ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Mbrojtjes, Yasar Guler dhe shefi i inteligjencës, Ibrahim Kalin.

Erdogan qëndron në Baku për të marrë pjesë në ceremoninë e Ditës së Fitores në Azerbajxhan.

Më herët gjatë ditës, presidenti turk dhe kryeministri pakistanez iu bashkuar presidentit azerbajxhanas në ceremoninë e paracdës ushtarake si pjesë e festimeve.

Exit mobile version