Ballina Lajmet Kosovë Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nderuar nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi me Çmimin e Evropës për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët euroatlantikë, si dhe përkushtimin ndaj orientimit pro-evropian, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Në njoftimin e publikuar nga Fondacioni, Osmani është vlerësuar për qëndrimin politik dhe orientimin e saj të qartë evropian, duke e mbrojtur atë me përkushtim, pavarësisht situatës delikate të sigurisë në rajon dhe kërcënimit të vazhdueshëm nga Serbia.

Tutje, sipas njoftimit të presidencës, e para e vendit është vlerësuar për qëndrimin e saj politik të ndjekur me bindje të plotë ndaj rëndësisë së marrëdhënieve transatlantike, e cila në angazhimin e saj mbështet filozofinë e arkitektit të pavarësisë së Kosovës, presidentit dr. Ibrahim Rugova, i cili u nderua me po këtë çmim, 20 vjet më parë.

Për këtë çmim janë nderuar edhe personalitete të ndryshme botërore.

“Laureatët e këtij çmimi përfshijnë personalitete të ndryshme botërore, përfshirë edhe: ish-Kancelaren Angela Merkel, ish-Presidentin amerikan Ronald Reagan dhe Presidentin historik të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin e presidencës

Exit mobile version