Ballina Auto Prezantohet Maserati GranTurismo 2023, do të ketë motor elektrik dhe motor me...

Prezantohet Maserati GranTurismo 2023, do të ketë motor elektrik dhe motor me benzinë

Maserati GranTurismo 2023 – i parashikuar që të arrijë në tregun australian në fund të vitit të ardhshëm – duket më shumë si përmirësim i veturës aktuale sesa një veturë e re, por që brenda ka një teknologji të re.

Maserati ka pasur sukses në ofrimin e një zgjidhjeje në mes të opsionit elektrik dhe motorit të vjetër me benzinë për GranTurismo-n e ri – modeli i parë i ri pas 15 viteve – duke përdorur shasitë e njëjta, sistemin e ngasjes me të gjitha rrotat, e gjithashtu edhe trupin e njëjtë.

GranTurismo me bateri elektrike quhet “Folgore” – fjala italiane për vetëtimën – dhe gjithashtu ka edhe dy versione me naftë: Modena mesatare, dhe Trofeo i fokusuar për pistë garash, që të dyja me sistem të ngasjes me të gjitha rrotat, transmeton Telegrafi.

Shifrat kryesore për Folgore janë 610kW dhe koha e arritjes së shpejtësisë prej 0 deri në 100kMh në vetëm 2.7 sekonda që mundësohet nga tre motorë elektrikë – edhe pse ende nuk është bërë asgjë publike nga Maserati në lidhje me atë se sa mundet që Folgore të udhëtojë me një mbushje.

Motori V8 është zëvendësuar nga motori i dyfishtë Nettuno V6 3.0 litërsh nga super vetura MC20 – që në Modena përkthehet në 360/kW/600 njuton metër dhe arritje e shpejtësisë prej 0 deri në 100kMh në 3.9 sekonda, ndërsa Trofeo ka 405kW/650 njuton metër dhe arritje shpejtësie prej 0 deri në 100kMh në 3.5 sekonda.

“Po planifikojmë që këtë veturë ta lansojmë në tremujorin e katërt të vitit të ardhshëm. Patjetër se ne duam që t’i sjellim të dy versionet, atë ICE (me motor me djegie të brendshme) dhe Foglore-n në tregun australian”, deklaroi për Drive gjatë prezantimit të veturës javën e kaluar Takayuki Kimura, drejtor menaxhues i Maserati për rajonin e Azi-Paqësorit.

Exit mobile version