Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, dhe presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, kanë diskutuar sot marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, bëjnë të ditur mediat saudite.
Sipas Agjencisë Saudite të Lajmeve (SPA), bisedimet u zhvilluan gjatë një telefonate, gjatë së cilës dy liderët shqyrtuan gjithashtu zhvillimet rajonale dhe një sërë çështjesh me interes të përbashkët.
Arabia Saudite ishte ndër vendet e para që shprehën mbështetje për administratën e re siriane të udhëhequr nga Ahmed al-Sharaa, duke u angazhuar me Damaskun përmes partneriteteve politike dhe ekonomike. Ky angazhim shihet si pjesë e përpjekjeve për të forcuar stabilitetin rajonal dhe për të rikthyer Sirinë në bashkëpunimin më të gjerë arab. /mesazhi
