Prishtina shkruan historinë, arrin në kualifikime të Ligës së Kampionëve duke mposhtur Inter Escaldes

Skuadra e Prishtinës ka shkruar historinë në futbollin kosovar.

Prishtina arriti ta mposht skuadrën nga Andorra, Inter Escaldes në kuadër të finales së ndeshjeve parakualifikuese të Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Kryeqytetasit kishin dominuar ndeshjen në “Elbasan Arena” pothuajse nga fillimi, me disa raste të mira gjatë pjesës së parë.

Endrit Krasniqi shënoi golin e parë në min 45′ për t’ia dhënë avantazhin skuadrës së Prishtinës para pushimit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, djemtë e Zekrija Ramadanit vazhduan me paraqitje të mirë.

Endrit Krasniqi doli sërish në skenë, ku shënoi golin e dytë në min 58′ me një goditje për ta dyfishuar rezultatin.

Edhe Besnik Krasniqi pati një rast të mirë ku qëlloi shtyllën në min 76′

Pas fitores ndaj Inter Escaldes, Prishtina shkruan historinë në futbollin kosovar, pasi asnjë skuadër nuk ka arritur të jetë pjesë e kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Rezultati përfundimtar, Prishtina 2-0 Inter Escaldes.

Prishtina do të ndeshet me skuadrën hungareze, Ferencvarosi në rrethin e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.