Probleme me shërbimet online të kompanisë Google

Shërbimet e internetit të kompanisë Google sot regjistruan probleme teknike, përfshirë problem të hyrjes në video shërbimet e YouTube dhe postën elektronike Gmail, raporton Anadolu Agency (AA).

Aksesi në këto faqe në internet është i pranishëm në shumë vende të botës, ndërsa kjo është konfirmuar nga portali Downdetector, i cili monitoron shërbimet globale të internetit.

Për shkak të problemeve të hyrjes, përdoruesit postuan një numër rekord të postimeve në rrjetet sociale sot.

Ndër etiketat më të zakonshme në postimet në Twitter është “#YouTubeDOWN”.

Drejtuesit e Google nuk u prononcuan rreth problemeve teknike.