Ballina Lajmet Kosovë Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Lj.M., i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.

Sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, i pandehuri Lj.M. dyshohet se më 29.05.2023, para objektit të komunës së Zveçanit, në bashkëkryerje edhe me të dyshuar të tjerë ka sulmuar me gurë, bombë molotov dhe armë pjesëtarët e KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarët që kanë raportuar për ngjarjen.

“Gjatë zhvillimit të hetimeve dhe bastisjes në shtëpinë e të pandehurit, janë siguruar prova materiale si një telefon, uniforma të ndryshme ushtarake, dy USB, dhe një maicë me mbishkrim me motive nacionaliste, me të cilat, konfirmohen veprimet inkriminuese e të pandehurit në ditën kritike. Prokuroria Speciale, garanton qytetarët e vendit, se mbetet e përkushtuar në hetimin e plotë dhe ndjekjen e të gjithë kryerësve të këtyre veprave penale”, thuhet nga Prokuroria.

Ljubisa Milkovic është arrestuar të dielën pasi kishte hyrë nga Serbia në Kosovë.

Në shtëpinë e tij policia ka njoftuar se janë gjetur uniforma ushtarake dhe një “maicë” me mbishkrim nacionalist të cilën dyshohet se e kishte të veshur në ditën e sulmit.

Exit mobile version